All posts by kadmin

PROMOVOHET NË PRISHTINË “KALENDARI KOMBIAR”.

Pas prezantimit në Tiranë, rivjen për studiuesit dhe lexuesit në Prishtinë “Kalendari Kombiar”, kontributi më madhor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Tubimi përurues i kësaj vepre të realizuar ndër vite nga një grup intelektualësh të shquar të kësaj periudhe si Kristo Luarasi, Kosta Jani Trebicka, Shahin Kolonja, Mit’hat Frashëri, si redaktor kryesor dhe të tjerë, u

VIZITË NË FONDACIONIN ALSAR.

Zëvëndësministri i Shëndetësisë së Republikës së Turqisë Z.Ahmet Baha ÖĞÜTKEN, së bashku me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Z.Murat Ahmet YÖRÜK, zhvilluan një vizitë më datë 04 Prill 2018 në selinë e Fondacionit “ALSAR”. Gjatë takimit zv.ministri u informua rreth veprimtarisë së Fondacionit tonë dhe u ra dakort për një bashkëpunim në fushën e mjeksisë

“ALSAR” KONTRIBUON NË DREJTIM TË OFRIMIT TË PROGRAMEVE TRAJNUESE PËR MJEKËT DHE INFERMIERËT NË SHQIPËRI

Fondacioni “ALSAR” në kuadër të veprimtarisë së tij mirëbërëse në bashkëpunim me Ambasadën  e Republikës së Turqisë në Tiranë, me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, dhe Universitetin e Trakias, Turqi, organizuan  trajnime për mjekët dhe infermierët e urgjencave mjekësore në Shqipëri.Trajnimet u organizuan në datat 6-7 prill në Qendrën Kombëtare të Urgjencës

KULTIVIMI I KULTURAVE BUJQËSORE NË NDIHMË TË FËMIJËVE JETIMË.

Fondacioni “ALSAR” mbështetur në parimin e solidaritetit njerëzor ndaj familjeve të fëmijëve jetimë ndërmori gjatë muajit prill iniciativën e realizimit të projektit të dhurimit të farërave bujqësore si: fasule, misër, jonxhë për 50 familje të fëmijëve jetimë që jetojnë në zonat rurale të rretheve Tiranë, Durrës dhe Elbasan, dhe që disponojnë në pronësi të tyre

DHUROHEN NDIHMA PËR FAMILJET E PREKURA NGA PËRMBYTJET.

Në kuadër të angazhimeve për të ofruar mbështetjen e tij në ndihmë të banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë së qytetit të Shkodrës, realizoi më datë 09 prill 2018 projektin e dhurimit të ndihmave humanitare të dërguara nga Organizata Ndërkombëtare e

DHURIMI I 1000 FIDANEVE FRUTOR PËR FAMILJET NË PRESHEVË & PRIZREN.

Mbështetur në parimin e solidaritetit njerëzor ndaj familjeve në nevojë Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatave homologe në Preshevë dhe Prizren, ndërmori gjatë këtyre ditëve iniciativën e realizimit të projektit të dhurimit të 1000 fidanë arre për 100 familje të shtresave te varfra sociale që jetojnë në zonat rurale të Luginës së Preshevës