Category Page: Kulturore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit arsimor e kulturor midis ‘Fondacionit ALSAR’ dhe ‘Bashkësisë Islame të Kroacisë.

Është arritur marrëveshja e bashkëpunimit midis ‘Fondacionit ALSAR’ dhe ‘Bashkësisë Islame të Kroacisë’
në zhvillimin e fushës arsimore dhe kulturore.

Marrëveshja midis dy institucioneve konsiston në përkthimin e teksteve të mësim besimit, tekste të cilat
përdoren në kurrikulën e institucioneve arsimore nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë në
Kroaci.

Kjo nismë është vijimësi e një nisme të ndërmarrë rreth katërmbëdhjetë vite më parë ku për herë të
parë ‘Fondacioni ALSAR’ mundësoi përkthimin nga gjuha boshnjake të teksteve të mësim besimit të cilat
zhvillohen në Bosnje Hercegovinë.

Kjo nismë është modeli i dytë që ofrohet për këto tekste arsimore me synimin që së afërmi këto tekste
të konsiderohen si model nga Ministria e Arsimit në rast se në kurrikulën para-universitare përfshihet
edhe mësim besimi.

Dhurohen libra për gjimnazitë e studentë në qytetin e Korçes.

Në kuadër të aktiviteteve arsimore dhe kulturore të Fondacionit ALSAR, dhe në vijim të projektit afatgjatë, “Libri, dhurata më e çmuar”, qindra tituj librash janë dhuruar për studentë dhe gjimnazistë të qytetit të Korçes.

Ceremonia e dhurimit u mbajt në ambjentet e bibliotekës së qytetit të Korçës, me praninë e shumë gjimnazistëve dhe studentëve të interesuar për të përfituar nga kjo dhuratë e çmuar.

Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me bibliotekën e qytetetit ku mbajti fjalë prof. dr. Zyhdi Dervishi i cili falënderoi përzemërsisht Fondacionin ALSAR për librat e dhuruar. Ai foli për kontributet e ALSAR-it në fushën e kulturës, në mbështetjen e studentëve, si dhe në lëmin humanitar.

Do t’u drejtohej studentëve dhe drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR, z. Saimir Rusheku, për t’u folur në mënyrë të përmbledhur për veprimtarinë e ALSAR-it, për shtyllat e kësaj veprimtarie – humanitare, arsimore dhe kulturore – dhe për arritjet në vite.

Nga fjalimi i tij prof. Petrit Zeneli vuri në dukje kontributin e Fondacionit ‘ALSAR’ në prizmin kulturor në raport me të rinjtë shqiptar.

Dhurata përbëhej nga një shumëllojshmëri titujsh librash, shpërndarë më pas për nxënës e studentë.

Libra për gjimnazin ‘Mustafa Kemal Ataturk’ në qytetin e Vlorës

Fondacioni ‘ALSAR’ në kuadër të projektit ‘Libri, dhurata më e çmuar’ dhuroi për gjimnazin publik ‘Mustafa Kemal Ataturk’ në qytetin e Vlorës një mori titujsh të botimeve ‘ALSAR’

Tituj me në fokus tematika të ndryshme, botime të reja e të hershme iu shtuan bibliotekës së gjimnazit ‘Mustafa Kemal Ataturk’

Drejtues dhe punonjës të gjimnazit ‘Muatafa Kemal Ataturk’ shprehën mirnjohje të thellë për kontributin e Fondacionit ‘ALSAR’ në pasurimin e bibliotekave shkollore.

Projekti ‘Libri, dhurata më e çmuar’ vijon të zbatohet dhe mbetet një nga projektet më të rëndësishme në rrafshin kulturor por edhe arsimor të Fondacionit ‘ALSAR’

Kryetari i Fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra zhvilloi një vizitë pune në organizatën ‘İDSB’ (Unioni i Organizatave Jo-Qeveritare të Botës Islame) me qendër në Stamboll

Kryetari i Fondacionit ‘ALSAR’ z.Gurra u prit në takimin zyrtar nga sekretari i përgjithshëm i ‘Unionit të Organizatave Jo-Qeveritare të Botës Islame’ İDSB. Pjesë e takimit zyrtar ishte edhe zëvendës kryetari i Fondacionit ‘Deniz Feneri’ z.Ismail Tuğrul.

Në qendër të bisedimeve midis kryetarit të Fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra dhe sekretarit të përgjithshëm të organizatës ‘İDSB’ Eyup Akbal ishin diskutimet mbi raportet e bashkëpunimit për vitin 2023 midis dy institucioneve, mbi vijimin e bashkëpunimit për vitet në vazhdim, mbi organizimin e një simpoziumi të përbashkët në vitin 2024 në lidhje me përhapjen e Islamit në Ballkan por edhe mbi aktivitetin studentor që zhvillohej paralelisht në qytetin e Stambollit ku ‘ALSAR’ përfaqësohej nga studentët shqiptarë bursantë të Fondacionit ‘ALSAR’.

Bisedimet u zhvilluan me një frymë tepër pozitive mbi termat e bashkëpunimit në terma afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë midis Fondacionit ‘ALSAR’ dhe ‘Unionit të Organizatave Jo-Qeveritare të Botës Islame’ İDSB.

‘ALSAR’ dhuron rahle për leximin e Kuranit.

Në mbështetje të trashigimisë Islame për të përçuar drejtë brezit të ri vlerat e besimit, moralit dhe etikës fetare dhe në përgjigje të kërkesës së vazhdueshme të besimtarëve, u mundësua dhurimi i mjeteve të leximit të Kuranit (Rahle).

50 rahle janë dhuruar për xhaminë e Arramerasit në Fushë Krujë, 50 rahle janë dhuruar për xhaminë e Mënikut, 50 rahle janë dhuruar për xhaminë e Zhamës në Lushnje dhe 50 rahle janë dhuruar për një faltore në qytetin e Elbasanit.

Në total u dhuruan 200 rahle për ti shërbyer besimtarëve në leximin dhe mësimin e Kuranit.

Studentët e ekselencës bëhen pjesë e trajnimit një javor të mbajtur në Stamboll

Fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën ‘Genç İDSB’ në kuadër të projekteve të ‘Erasmus+’ organizoi trajnimin një javor me temë ‘Get Digital & Get Skilled’ në qytetin e Stambollit.

Studentët e ekselencës të Fondacionit ‘ALSAR’ prej një jave kanë ndjekur trajnimit ‘Get Digital & Get Skilled’ në qytetin e Stambollit, Turqi. Në këtë veprimtari ku morrën pjesë studentë të ekselencës nga Turqia, Franca, Gjermania, Azerbajxhani, Bosnja dhe Shqipëria u trajnuan për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre dixhitale dhe kompjuterike por edhe në raport me formësimin e lidershipit.

Përveç aspektit profesional, u shpalosën edhe detaje kulturore por edhe prezantimi i organizatave pjesmarrëse nga gjashtë shtetet që u bënë pjesë e trajnimit ku u prezantuan atraksionet turistike dhe historike të Shqipërisë por edhe qëllimet dhe aktivitetet e Fondacionit ‘ALSAR’.

Studentët shqiptar të dërguar në Stamboll nga Fondacioni ‘ALSAR’ e shfrytëzuan mundësinë për tu njohur me kultura të reja por edhe për të vizituar qytetin dhe atraksionet historike dhe turistike të Stambollit.

soap 2 day