Category Page: Sociale

“PËRKUJDESJA SOCIALE NDAJ FËMIJËVE JETIMË, NJË KONTRIBUT I SHQUAR NË SHËRBIM TË SHOQËRISË”

Fondacioni  ALSAR, përmes zhvillimit të projektit “Përkujdesja sociale ndaj fëmijëve jetimë, kontribut i çmuar për të ardhmen e shoqërisë”,  ka vijuar në mënyrë periodike gjatë vitit 2018 ofrimin e ndihmës financiare ndaj  fëmijëve jetimë duke  synuar në këtë mënyrë të ofrojë një ndihmesë dhe përkujdesje për fëmijët jetimë në drejtim të lehtësimit të vështirësive ekonomike familjare, si dhe të edukimit dhe të arsimimit të tyre, duke e konsideruar këtë si një ndihmesë modeste, por pozitive dhe shumë të rëndësishme jo vetëm për fëmijët jetimë, por edhe për të ardhmen e mbarë shoqërisë shqiptare.

Per me shume informacion se çfarë kanë përfituar, fëmijët jetimë gjatë vitit 2018, ju paraqesim si më poshtë vijon treguesit specifikë.

 

  • Asistencë në vlerë monetare

 

Gjatë vitit 2018 janë mbështetur 500 fëmijë

 

  • Asistencë në pako ushqimore

 

Gjatë vitit 2018 kanë përfituar 450 fëmijë  ( 90 prej tyre kanë                      përfituar dy herë pako ushqimore)

 

  • Asistencë në pako mish kurbani

 

Gjatë vitit 2018 kanë përfituar 248 fëmijë ( 8 prej tyre kanë përfituar dy herë)

 

  • Asistencë në pako veshmbathje

 

Gjatë vitit 2018 kanë përfituar 31 fëmijë

 

  • Asistencë në vlerë monetare shtesë

 

Gjatë vitit 2018 kanë përfituar  9 fëmijë

 

  • Asistencë në kultivimin e farërave bujqësore

 

Gjatë vitit 2018 kanë përfituar 10 familje

  • Asistencë në pajisje shtëpiake

Gjatë vitit 2018 kanë përfituar 3 fëmijë

  • Asistencë në lëndë djegëse ( dru)

Gjatë vitit 2018 kanë përfituar 5 familje

FONDACIONI “ALSAR” DHURON LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E SHKODRËS

Fondacioni Alsar dhuroi kontigjentin e II-të të librave për Bibliotekën e qytetit të Shkodrës. “Libri, dhurata më e çmuar” është një prej shumë projekteve të fondacionit të vënë në jetë me sukses. Ndalesa e radhës ishte këtë herë në Bibliotekën e Shkodrës “Marin Barleti”, përzgjedhur nga Fondacioni “ALSAR”. Këto libra do t’u shërbejnë kryesisht studentëve, dhe janë më së shumti të karakterit historik, ku nuk mungojnë dhe botimet më të fundit. Librat u morën në dorëzim nga drejtori i bibliotekës Z.Gjovalin Çuni i cili shprehu falenderimet për kontributin e dhënë nga ALSAR për pasurimin e fondit të bibliotekës me këto libra të vyer.

KURSI I FORMIMIT PROFESIONAL TË RROBAQEPËSISË PËR NËNAT E FËMIJËVE JETIMË

Fondacioni “ALSAR” me synimin për t’iu ofruar mundësi kualifikimi e aftësimi profesional nënave të fëmijëve jetimë, ka vijuar organizimin e kursit të rrobaqepësisë për t’iu ofruar mundësi punësimi në këtë profil i cili tashmë është i kërkuar nga tregu i punës. Në këtë mënyrë mund të permendim se programi i aftësimit profesional ndiqet aktualisht nga 50 nëna të fëmijëve jetimë të cilat përfitojnë jo vetëm njohuritë përkatëse nga  programi teoriko-praktik, por njëkohësisht edhe dhurata në artikuj veshmbathjeje të qepura e realizuara nga duart e nënave për fëmijët e tyre.

VËLLAZËRIMI I FAMILJEVE PËR MË SHUMË SOLIDARITET HUMAN

Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Shoqatën “AYDER”me qendër në qytetin e Konjas,Turqi ka realizuar projektin “Vëllazërimi i familjeve për më shumë solidaritet human” që synonte dhurimin e ndihmave financiare dhe materiale për 10 familje të fëmijëve jetimë  të qytetit të Tiranës .

2500 FIDANË PISHE PËR TIRANËN

Në kuadër të nismës “Dhuro pemë për Tiranën”, me qëllim shtimin e gjelbërimit dhe përmirësimin e mjedisit në kryeqytet, Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë zhvilloi gjatë fundit të muajit mars në Parkun e Liqenit të Farkës ceremoninë e dhurimit të 2500 copë bimësi dekorative të llojit fidanë pishe, si një kontribut modest për ta bërë më të bukur e më të jetueshëm Kryeqytetin.

Gjatë kësaj ceremonie Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj i shprehu mirënjohjen e tij Fondacionit ALSAR për këtë kontribut të dhënë në shërbim të brezave që vijnë, si një akt domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Ndërsa Kryetari i Fondacionit “ALSAR” Z. Mehdi Gurra nga ana e tij, vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit duke u shprehur: “Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj nisme dhe të shohim që këto zona zbukurohen gjithnjë e më shumë”.

Kësaj nisme për mbjelljen e pemëve, iu bashkua edhe një grup studentësh i Fondacionit “ALSAR” të cilët mbollën drurë dekorativë duke dhënë mesazhin e tyre se çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.