FONDACIONI “ALSAR” AKORDON 150 BURSA PËR STUDENTËT E EKSELENCËS.

Në vijimësi të zhvillimit të veprimtarisë së tij arsimore Fondacioni “ALSAR” zhvilloi më 26 prill në Hotel Tirana Internacional, ceremoninë e “Akordimit të bursave 150 studentëve të ekselencës”, duke realizuar për të katërtin vit radhazi, këtë program mbështetjeje e inkurajimi në ndihmë të studentëve të dalluar, me synimin për t’iu ofruar atyre mundësi të reja që ata të zgjerojnë horizontin e njohurive të tyre, të aftësohen në drejtim të formimit, zhvillimit dhe përgatitjes së tyre të specializuar profesionale dhe duke i orientuar edhe me asistencë motivuese morale, materiale dhe akademike.
Në ceremoninë e organizuar morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, dekani i Fakultetit të Histori – Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laçi, pedagogë, drejtues të organizatave të shoqërisë civile, studentë të ekselencës dhe prindër të studentëve përfitues të kësaj burse.
Ceremoninë e hapi kryetari i Fondacioni “ALSAR”, Z. Mehdi Gurra, i cili, pasi përshëndeti pjesëmarrësit në takim, foli për veprimtarinë e fondacionit të drejtuar prej tij në fushën e arsimit dhe të edukimit të të rinjve shqiptarë, veçanërisht atyre të talentuar nëpërmjet mbështetjes dhe inkurajimit akademik. Në fjalën e tij, ai dha shifra mjaft interesante. “Kështu, në katër vjet, tha ai, Fondacioni ALSAR ka akorduar për studentët ekselentë mbi 400 bursa, me një rritje progresive nga viti në vit. Treguesit e pritshmërisë së tij kanë ardhur gjithnjë në rritje, numri i përfituesve në vitin 2014 ka qenë 25 studentë, tashmë gjatë këtij viti akademik, falë mbështetjes dhe inkurajimit të partnerëve tanë, numri i tyre ka arritur në 150 studentë.

Numri i studentëve përfitues sipas fakulteteve:

Fakulteti i Drejtësisë – 18 studentë;  Fakulteti i Shkencave të natyrës – 20 studentë;                   Fakulteti Ekonomik – 15 studentë; Fakulteti i Mjekësisë – 36 studentë;                               Fakulteti i Shkencave Sociale – 35 studentë; Fakulteti i Histori-Filologjisë  –  26  studentë.

Fondacioni jo vetëm interesohet, për këta studentë në vijimësi, por me programe aftësimi dhe projekte të tillë si: “Nise tani karrierën tënde”, “Në horizontin e vullnetarizmit”; “Miqtë e librit” dhe ”Takim me personalitete”, synon të kontribuojë sadopak në orientimin e vëmendjes së studentëve drejt vullnetarizmit, punës në grup, dhe mendimit kritik si mekanizmat më të mirë të aftësimit kulturor e profesional të rritjes së potencialeve të tyre intelektuale e aktivizimit shoqëror.

Realizimi i këtij programi arsimor ndër vite, mundësohet falë ndihmës bujare te institucioneve partnere turke, që janë ndër shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, e miqësisë dhe aleancës strategjike që ka populli, dhe shteti turk me Shqipërinë. Një e vërtetë e pamohueshme dhe e vërtetuar në të gjitha aspektet!

Tashmë ky program konsiderohet ndër projektet parësore dhe strategjike të Fondacionit “ALSAR”, duke u shndërruar në një traditë vlerash që ndiqet e pasurohet ndër vite, përfundoi fjalën, kryetari i Fondacionit, Mehdi Gurra.

Më pas të pranishmit i përshëndeti dekani i Fakultetit te Histori – Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laçi, i cili vlerësoi veprimtarinë e larmishme të Fondacionit ALSAR në fushën e arsimit jo vetëm përmes projekteve të akordimit të bursave të studimit por edhe përmes realizimit te projekteve të përmirësimit të infrastrukturës arsimore në shkollat publike dhe pajisjen e tyre me bazë materiale e didaktike, duke i konsideruar ato si një kontribut të vyer në shërbim të shoqërisë e duke theksuar se investimi në arsim është investimi me i qëndrueshëm për të sotmen dhe për të ardhmen e vendit. Në përfundim të kësaj ceremonie 150 studentëve të pranishëm iu akorduan çeqet e këstit të parë të bursave të inkurajimit për vitin 2018.

 

 

Nr

No

      Aplikanti / Applicant  

Niveli i studimit Study cycle

 Emër     Mbiemër

Name     Surname

1 XHENSILA XHERAH Bachelor
2 EBINA NURJA Bachelor
3 RIZA MUSTAFA Bachelor
4 SAMIDIJE PATARRIA Bachelor
5 SIDORELA KOTILI Bachelor
6 ILJADA TOPI Bachelor
7 DANIELA GOXHARI Bachelor
8 DAJANA MUHO Bachelor
9 SARA ISMAILI Bachelor
10 LELA HODA Bachelor
11 GRETA TOPJANA Bachelor
12 EDLIRA VELO Bachelor
13 AIDA KURTI Bachelor
14 ALBAN ADEMI Bachelor
15 ANJEZA KAMBERI Bachelor
16 MERGISA GJIZA Bachelor
17 ETLEDA ALKU Bachelor
18 OLTA HASANTARI Bachelor
19 ROMINA AGO Bachelor
20 KLARA YZO Bachelor
21 DAJANA ZEQO Bachelor
22 SHPEND PALUSHI Bachelor
23 BEDRIJE BASHA Bachelor
24 CELESTINA TABAKU Bachelor
25 ALBINA ISMAILI Bachelor
26 MEGI BECERI Bachelor
27 ANILETA AGALLIU Bachelor
28 DENADA HIDE Bachelor
29 VALENTINA BARDHOSHI Bachelor
30 XHERSILVA KACA Bachelor
31 FLORA KACA Bachelor
32 ANITA FERATI Bachelor
33 REVILDA NDRECKA Bachelor
34 JURGEN XHELO Bachelor
35 HYGERTA GJONI Bachelor
36 ORIADA DAJKO Bachelor
37 LEME TABAKU Bachelor
38 ARIOLA POJANI Bachelor
39 ABDURRAHMAN RRAPANJ Bachelor
40 MALVITA MURATI Bachelor
41 ELISANA  THAÇI Bachelor
42 ARMANDA DALIA Bachelor
43 SIMONA FANI Bachelor
44 SABAJETE MUJA Bachelor
45 ORNELA LECI Bachelor
46 GENTA GOCLLARI Bachelor
47 SHYHRETE MUÇA Bachelor
48 ANXHELA GJOZA Bachelor
49 SIDORELA TAFA Bachelor
50 ERKIDA FRATARAKU Bachelor
51 SUADA HOXHA Bachelor
52 JONIDA PETI Bachelor
53 KLEA CUKA Bachelor
54 ENKELEDA LUFO Bachelor
55 FLORALBA AGEJA Bachelor
56 MARSIDA SHIMA Bachelor
57 XHILDA BARDHI Bachelor
58 ELMAS BOGDANI Bachelor
59 JUVENILJA KODRA Bachelor
60 IRINA GJIKA Bachelor
61 ADEM PALUSHI Bachelor
62 AVNI OMURI Bachelor
63 VANGJELI DIMROCI Bachelor
64 ESMA DODAJ Bachelor
65 EMANUEL RRENGO Bachelor
66 KLEA RICKU Bachelor
67 ANXHELA RAPCE Bachelor
68 AMELITA ISMALAJA Bachelor
69 AURORA HASANAJ Bachelor
70 XHULJA DAKA Bachelor
71 KLAUDIA NDRECAJ Bachelor
72 FRANCESKA MULLAJ Bachelor
73 KUZARESTA HYSTUNA Bachelor
74 ARBNORE TAFICA Bachelor
75 EVA KUPI Bachelor
76 AURORA MEMUSHI Bachelor
77 SARA ELEZAJ Bachelor
78 ELVIS CANE Bachelor
79 FATLINDA YZO Bachelor
80 SHKELZEN BRAHAJ Bachelor
81 SARA RICKU Bachelor
82 GEZIM ZAIMI Bachelor
83 EMERLLA  KANI Bachelor
84 XHILDA  KAPO Bachelor
85 DENIS  MANOKU Bachelor
86 KLEON BRESHANI Bachelor
87 ARMELA KAREMANAJ Bachelor
88 SONILA NEZHA Bachelor
89 ERBLINA NIKSHIQI Bachelor
90 XHEGLIANA HILA Bachelor
91 MARJETA SHEHU Bachelor
92 DESARA NEZIRI Bachelor
93 MYNEVERE KRUJA Bachelor
94 SELMA SHALA Bachelor
95 ARMELA ÇELA Bachelor
MASTER
96 AURORA MURRJA Master
97 AMARILDO ELEZI Master
98 MALBORA SHEHU Master
99 FRESKIDA REXHAJ Master
100 LEDIA TORRA Master
101 MAHILANA HYSTUNA Master
102 VISAR QUNI Master
103 IRA HASANTARI Master
104 ZUHRA HIDRI Master
105 BEHARE KORDHAKAJ Master
106 LEDION GORRICA Master
107 KLEADA MERSINLLARI Master
108 KLEJN NGRACANI Master
109 INDRIT QEHAJA Master
110 ILDA BUDLLA Master
111 MARIA CUNO Master
112 REI    HALILAJ Master
113 ORNELA HASANAJ Master
114 DRITAN BALLA Master
115 REA KOTANI Master
116 SANIJE KARAJ Master
117 NADIRE MYRTA Master
118 ELTON ALMADHI Master
119 SONILA HIDRI Master
120 EMANUELA KULARI Master
121 AGOSTIN NACAJ Master
122 ESMA ALLMUÇA Master
123 ROMINA NOVAKU Master
124 FJORALBA ISMAILAJ Master
125 FIKRET RAMADANI Master
126 ANTONETA MAJSA Master
127 ERMELINDA SHKURTI Master
128 GERALDA MATA Master
129 ANDRIJOLA ISAKU Master
130 MARLIN SHEHAJ Master
131 DIANA NDOCI Master
132 ADELINA BEQIRI Master
133 EROS AVDIAJ Master
134 LINDITA DAUTI Master
135 ARIOLA RUSI Master
136 SUADA DAPAJ Master
137 ELDA PIRRA Master
138 GENTJANA DODA Master
139 ELIO NIKOLLA Master
140 LULIETA SADIKAJ Master
141 GENTIANA DUKA Master
142 ELSA BOSHKU Master
143 ROVENA KOLAJ Master
144 ENKELEDA SHKOPI Master
145 IRENA LEÇINI Master
146 AURELA SALLAHI Master
147 ARJANITA MAJA Master
148 ELISJANA MARA Master
149 ARBORA HAJDINI Master
150 ANXHELA ALLGJATA Master