Libri dhurata më e çmuar

Çdo libër është një dritare nga ku njeriu sheh botën dhe shoqërinë njerëzore. Ai është motivuesi dhe këshilluesi më i mirë për jetën, karrierën, studimet. Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit në fushën e arsimit dhe të kulturës, zhvilloi në sallën e konferencave të Fondacionit “ALSAR” projektin “Libri dhurata më e çmuar” që synon të kontribuojë në mënyrë modeste për të pasuruar bibliotekat e studentëve të programit të bursave të ekselencës.

Përmes realizimit të këtij projekti, 40 studentëve në shenjë vlerësimi dhe inkurajimi iu dhuruan 40 pako me kolanën e veprave të personalitetit dhe mendimtarit të shquar Alia Izetbegoviç, që përbëjnë një burim të mirëfilltë dijesh dhe iu ofrojnë atyre një sërë njohurish e të dhënash nga punime e studime interesante rreth shumë çështjeve të historisë, të kulturës, artit dhe filozofisë.

soap 2 day