PËRKUJTOHET 103 VJETORI I DËSHMORËVE TË LUFTËS SË ÇANAKKALASË

Me rastin e 18 Marsit, Ditës së Fitores së Çanakkalasë dhe Ditës së Përkujtimit të dëshmorëve, në qytetin e Shkodrës nën kujdesin e Institutit Kulturor “Yunus Emre” dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë, u organizuan ceremoni dhe veprimtari, me pjesëmarrjen e ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë,Z.Murat Ahmet Yörük, autoriteteve të pushtetit lokal, familjarëve të ushtarakëve të rënë dëshmorë në Betejën e Çanakkalasë, përfaqësuesve të organizatave të shoqërise civile dhe institucioneve turke në Shqipëri, dhe qytetarëve të Shkodrës.

Me ftesë të organizatorëve, Fondacioni ALSAR mori pjesë në këtë veprimtari, duke përkujtuar e nderuar, 18 Marsin, Ditën e dëshmorëve me vendosjen e një kurore me lule në memorialin e Hasan Riza Pashës.