Rreth Nesh

Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), në përmbushje të misionit të tij njerëzor e shoqëror, përmes dhurimit të ndihmesës modeste dhe shtrirjes së dorës së bamirësisë, kudo ku ndihet nevoja, vijon të rrezatojë suksesshëm në vitin e 12-të të themelimit, performancën e tij institucionale në horizontin e shoqërisë civile shqiptare.
Vizioni i qartë programor dhe përkushtimi njerëzor në shërbim të misionit fisnik për të ngjallur në shoqëri shpresën se askush nuk është vetëm dhe i braktisur, se është e drejta e lindur dhe e patjetërsueshme e gjithsekujt, që të ndjejë pranë dorën e ngrohtë të ndihmës njerëzore në çdo rast nevoje, përbëjnë thelbin e veprimtarisë dhe të programit të fondacionit “ALSAR”, që prej vitesh është i angazhuar me përkushtimin më të madh në mbështetje të njerëzve në nevojë.
Veprimtaritë e shumta që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe prej fondacionit “ALSAR”, janë mbështetur në qëllimet dhe synimet e parapërcaktuara në programin e fondacionit, duke iu referuar studimit dhe planifikimit të përparësive vjetore të tij, sipas nevojave të shtresave të ndryshme e të paprivilegjuara shoqërore.
Ky material pasqyron në mënyrë të përmbledhur vetëm veprimtarinë e fondacionit “ALSAR”, për periudhën janar – qershor të vitit 2018.
Veprimtaritë e zhvilluara janë përqendruar në arritjen e synimeve dhe në realizimin e qëllimeve të fondacionit, në një plan shumëdimensional si të karakterit humanitar, ashtu edhe kulturor.