I angazhuar, veç të tjerash, dhe për mbarëvajtjen dhe pasurimin e jetës shpirtërore të shoqërisë, Fondacioni ALSAR ka kontribuar për shtrimin me tapete të dy xhamive në fshatra të Dibrës.
Dhuratë e Xhamisë së Negotinës, në Maqedoninë e Veriut, tapetet u shtruan në një xhami të Maqellarës dhe në një tjetër në Brest të Epërm, në Kastriot.
Tapetet, 300 m², zbukuruan ambientet e brendshme të xhamive dhe i bënë më të ngrohta ato, duke i përmirësuar kushtet për besimtarët.
Qendra të ushqimit shpirtëror dhe të edukimit moral, xhamitë e kishin të nevojshme veshjen e dyshemeve me tapete, si kërkesë dhe e vetë komunitetit vendas.
Procesi i dhurimit dhe i mbërritjes në destinacion të ndihmës materiale të dhuruar pati mbështetjen dhe mbikëqyrjen nga afër të Fondacionit ALSAR.