Fëmijët e shkollës verore në aktivitet argëtues

Dhjetëra fëmijë kanë nisur prej ditësh shkollën verore, një projekt i përvitshëm i Fondacionit ALSAR. Me kohëzgjatje njëmujore, ajo ju jep mundësi fëmijëve të marrin dije shtesë, të vlefshme për formimin e duhur të karakterit të tyre.

Mësimet e përqendruara në tematikën edukativo-besimore, të dhëna në shkollën verore, e bëjnë atë tërheqëse për fëmijët që duan ta kalojnë verën sa më mirë e më bukur.

E hapur në kryeqytet, ajo po ndiqet nga 40 fëmijë jetimë, të vëmendshëm në çdo mësim të dhënë. Projektin e ka mbështetur HAYRAT-i, me qendër në Turqi. Nga i njëjti vend ka mbërritur dhe një mësimdhënës.

Fëmijëve ua bëjnë më të dashur shkollën verore veprimtaritë zbavitëse dhe ushqimi i përditshëm. Ndërthurja e mësimdhënies me argëtimin i jep gjallëri ditës së tyre.

Për ta ishte përgatitur këtë të enjte vajtja në një qendër zbavitjeje, ku do të kalonin orë të gëzueshme duke luajtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Hapësirat e gjera dhe lojërat e shumta i përfshinë në lumturinë fëmijërore. Një ditë e kaluar bukur, një përvojë mbresëlënëse, e paharrueshme!

Aktivitete të ngjashme për fëmijët e shkollës verore do të ketë dhe më tutje, në ditët e ardhshme, si, për shembull, një piknik në Dajt.

Mirëqenia e fëmijëve, në veçanti e atyre jetimë, mirërritja e tyre, janë preokupim i gjithhershëm i Fondacionit ALSAR. Përtej elementit humanitar, edukimi dhe formimi i tyre përcakton të nesërmen e shoqërisë. Projekte të tilla si shkolla verore i mbajnë fëmijët larg veseve, i argëtojnë dhe u japin edukimin e nevojshëm.

soap 2 day