Fondacioni ALSAR u ka kushtuar një botim fëmijëve, që u tregon atyre për jetën e të Dërguarit të Zotit, Profetit të fundit në tokë.
“Udhëtimi i shenjtë – Jeta e Pejgamberit tonë, Hz. Muhammedit (s.a.v.)” është i shkruar mbi një temë të shtjelluar së tepërmi, por me një stil të thjeshtë e të përshtatshëm për fëmijët.
Shumë mund të mësojnë ata në faqet e këtij libri mbi pejgamberët, mbi Gadishullin Arabik, mbi organizimin e jetës në të para ardhjes së Islamit, për kohën e xhahilijetit, etj. Pejgamberi ynë zë sigurisht vend kryesor në libër; historia e jetës së tij është historia e hedhjes rrënjë dhe e përhapjes së fesë islame.
“Kur njerëzit të njohin pejgamberin e tyre”, thuhet në libër, “do të gjejnë kuptimin e jetës.”
Ky libër për fëmijë është botimi më i fundit i Fondacionit ALSAR.