Ligjërata trajnuese në Pogradec për imamët

Fondacioni ALSAR dhe MENAR, me qendër në Gjermani, po realizojnë një projekt të përbashkët për mbajtjen e një cikli ligjëratash për imamët.

Mbajtja e ligjëratave ka nisur prej ditësh në Pogradec dhe po vijon ende, ndjekur me interes të madh. Për pjesëmarrësit, 25 imamë, ligjërojnë një grup profesorësh nga Turqia.

Në ditën e parë të ligjëratave, një fjalë hapëse, përshëndetëse, ka mbajtur kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Projekti i shërben përgatitjes së duhur të imamëve, për t’u shërbyer sa më mirë komuniteteve ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Ligjëratat u përcjellin dëgjuesve dije të nevojshme për specifika të detyrës së marrë përsipër, të karakterit teologjik dhe ndryshe, si udhëheqës fetarë të besimtarëve.

Imamët pjesëmarrës do të pajisen pas dy ditësh, në mbarim të ligjëratave, me certifikatat përkatëse.

soap 2 day