Vendi ynë konsiderohet mjaft i prekshëm dhe është i ekspozuar ndaj rreziqeve që mund të shkaktojnë dukuritë natyrore dhe përballimi i situatave të veshtira natyrisht që kërkon pjesëmarrjen dhe partneritetin e të gjitha palëve të interesuara, përfshirë agjencitë e qeverisjes qendrore, autoritetet qeverisëse rajonale dhe vendore, dhe organizatat e shoqerise civile.
Në këtë aspekt Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të një marrëdhenie të suksesshme bashkëpunimi me institucionin e Bashkisë Tirane realizoi sot projektin e ofrimit të mbështetjes për emergjencat civile të Tiranës, ku përmes së cilit u mundësua dhurimi i kontigjentit të ndihmave humanitare sipas këtyre treguesve: 50 copë krevate, 50 copë dyshekë, dhe një tavolinë.
Ishte ky një akt një kontribut modest për ofruar sadopak mbështetjen në drejtim të rritjes se efikasitetit të këtij institucioni të rëndësishëm që kontribuon për reduktimin dhe zbutjen e risqeve të katastrofave natyrore për banorët e Tiranës.