Në kuadër të aktivitetit humanitar dhe arsimor të Fondacionit ALSAR, dhe me përkushtimin për t’i ndihmuar të vegjlit dhe të rinjtë në rrugën e dijes, janë shpërndarë çanta dhe mjete shkollore për nxënës në Lushnjë dhe në Tiranë.
Veprimtaria është zhvilluar në bashkëpunim me HAYRAT-in, me qendër në Turqi, e me dy përfaqësues të tij të pranishëm dhe aktivë përgjatë shpërndarjes.
Në fazën e parë të projektit janë shpërndarë 60 çanta, të dhëna në Lushnjë për nxënës në nevojë për ndihmë dhe në Tiranë për fëmijë jetimë.
Projekti parashikon shpërndarjen tërësore të 200 çantave, si dhe të mjeteve shkollore, gjer në realizimin e plotë.
Dhurimi i çantave dhe mjeteve shkollore për nxënës të shkollave të ndryshme të vendit ka një vazhdimësi disavjeçare. Projektet për shpërndarjen e tyre kanë patur mbështetjen e organizatave partnere të ALSAR-it.