Një prej projekteve arsimore të Fondacionit ALSAR, ai i kurseve të gjuhës turke, ka rinisur zbatimin në qytetin e Kukësit me fillimin e vitit të ri shkollor.
Kursi do t’u shërbejë djemve dhe vajzave të Kukësit e rrethinave të tij për të përvetësuar një gjuhë të huaj, për të shtuar kulturën gjuhësore, dhe për t’u krijuar mundësi për studime të mëtejshme në të ardhmen në Turqi.
Kursi do të funksionojë gjatë gjithë vitit shkollor 2022-2023 dhe do të jetë i ndarë në tre grupe, me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Mësimdhënia në kursin pa pagesë bëhet nga mësues të përgatitur, me metoda bashkëkohore, për t’ua bërë sa më të lehtë ndjekësve përvetësimin e lëndës.
Projekti i realizuar në bashkëpunim me bashkinë e qytetit është në kornizat e përmbushjes së misionit të Fondacionit ALSAR në fushën e arsimit, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve dhe studentëve në rrugën e dijes.