Një tjetër projekt i vënë në zbatim gjatë këtyre ditëve nga Fondacioni ALSAR, me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë, ishte dhënia e bursave për studentë të shkëlqyer të universiteteve publike.
Bursat u dhanë për njëzet e pesë studentë ekselentë në praninë e përfaqësuesve të IHH-së, të ardhur në Tiranë për realizimin e një serie projektesh në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR.
IHH me qendër në Holandë akordon për të tretin vit me radhë, në partneritet me ALSAR-in, bursa ekselence për studentë të universiteteve tona publike. Numri i bursave të dhëna është në rritje; një tendencë që pritet të vijojë në të njëjtin drejtim.
Akordimi i bursave për nxënës dhe studentë ekselentë është një aktivitet i vazhdueshëm i Fondacionit ALSAR, i realizuar dhe në bashkëveprim me organizata partnere.
Të eturit për dije, nxënës e studentë, kanë te ALSAR-i një përkrahës dhe ndihmues në përmbushjen e aspiratës së tyre.