Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018 – 2019, Fondacioni “ALSAR” ka rihapur me datë 17 shtator kurset e mësimdhënies së gjuhëve të huaja turqisht dhe anglisht, në përmbushje të programit dhe misionit të tij arsimor dhe në kuadër të ofrimit të asistencës shumëplanëshe ndaj fëmijëve jetimë.
Në funksion të këtij programi janë ngritur 4 kurse me një pjesëmarrje të përgjithshme të 120 fëmijëve. Kurset drejtohen nga profesorë të aftë dhe të specializuar që të punojnë me këtë grupmoshë dhe metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audio vizivë për t’i bërë këto kurse sa më atraktive dhe të plotësuara me elemente që lehtësojnë përvetësimin e dijes në mënyrë sa më efikase nga kjo grupmoshë.
Këto kurse ofrohen falas, ato zhvillohen në oraret e pasdites në mënyrë që të mos e pengojnë frekuentimin e shkollës nga ana e nxënësve si dhe të mos i pengojnë ata pasdite për përgatitjen e mësimeve apo detyrave të shkollës.
Këta fëmijë nëpërmjet këtyre kurseve marrin një formim shtesë në lëndët përkatëse që do t’iu shërbejnë atyre në jetë, dhe do të jenë gjithashtu dhe elementë formues ndihmës, nëse do të duan të vazhdojnë studimet e tyre jashtë Shqipërisë, në programet e studimit të ciklit të mesëm apo të lartë.