Fondacioni ALSAR i pasuron titujt e botimeve të tij me një vepër madhore, shkruar nga Max Weber.
“Sociologji e fesë” nuk mund të lexohet lehtë, as është për çdokënd. Max Weber përpilon një arkeologji të besimeve fetare si vlerë e padiskutueshme qytetërimformuese.
Në optikën e Weber-it, dukuria fetare ka një rëndësi të posaçme në formimin e shoqërive dhe qytetërimeve, pasi dija e shpallur e sjellë nga profetët ka fuqinë dhe mundësinë për ta rithemeluar shoqërinë nga pikëpamja konceptuale.
Max Weber sheh rolin domethënës të luajtur nga feja në ndryshimin shoqëror përgjatë gjithë historisë. Libri, sipas një kritiku, është kontributi më esencial i shekullit për kuptimin krahasimor dhe evolucionar të marrëdhënies midis shoqërisë dhe fesë, e madje midis shoqërisë dhe kulturës në përgjithësi.
Një vepër klasike në shkencat shoqërore, “Sociologji e fesë” është një libër akademik.