Fondacioni “ALSAR” mbështetur në parimin e solidaritetit njerëzor ndaj familjeve të fëmijëve jetimë ndërmori gjatë muajit prill iniciativën e realizimit të projektit të dhurimit të farërave bujqësore si: fasule, misër, jonxhë për 50 familje të fëmijëve jetimë që jetojnë në zonat rurale të rretheve Tiranë, Durrës dhe Elbasan, dhe që disponojnë në pronësi të tyre një sipërfaqe prej 1000 – 2000m² tokë bujqësore.
Ky projekt u mundësua falë ndihmës së ofruar nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave Humanitare ”IHHNL” me qendër në Holandë, me synimin për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve jetimë dhe lehtësuar sadopak vështirësitë e tyre ekonomike përmes projektit të kultivimit të kulturave bujqësore.