Pyetje – Përgjigje

Fondacioni ALSAR

Departamenti i fëmijëve jetimë

Pyetje dhe përgjigje në lidhje me proçesin, funksionimin dhe vijueshmërinë e aplikimeve të fëmijëve jetimë.

1.Ç’farë ofron programi i kujdesit ndaj fëmijëve jetimë?

Në momentin që jeni të përfshirë dhe pjesë e Alsar-it, ju do të përfitoni një asistence monetare mujore, ndihmë në aspektin humanitar si pako ushqimore, mishi, paketa kancelarike për fëmijët të cilin jane pjesë e sistemit shkollor.
Gjithashtu për fëmijët që banojnë në Tiranë, të cilët janë të interesuar ofrohen kurse të gjuhëve të huaja, të cilat zhvillohen falas në ambjentet tona.

2.Cilat janë kushtet e pranimit në Fondacionin Alsar?

a) Në Fondacionin Alsar pranohen fëmijë të cilët kanë humbur babain.
b) Mosha e fëmijës në momentin e aplikimit të jetë nën 10 vjeç.

3. Si mund të bëhem pjesë e Fondacionit?

Duke aplikuar dhe plotësuar dokumentet e nevojshme.

4. Si mund të aplikoj dhe ç’farë dokumentash duhet të paraqes?

Dokumentat duhet t’i paraqisni pranë zyrave të Fondacionit Alsar. Adresa:  Rruga e Bogdanëve, Pall. Eurocol Kati I, Tirana – Albania

Këto dokumenta janë:

  1. Çertifikatë lindje e fëmijës me fotografi 1 kopje origjinale
  2. Çertifikatë vdekje e babait 1 kopje origjinale
  3. Çertifikatë familjare 1 kopje origjinale
  4. Raport mjeko-ligjor për fëmijën jetim 1 kopje origjinale
  5. Vërtetim punësimi ose papunësie të kujdestarit të fëmijës 1 kopje origjinale
  6. Vërtetim shkollor (nëse fëmija është në shkollë) 1 kopje origjinale
  7. Kopje e dëftesës së vitit të fundit (nëse fëmija është në shkollë) 1 kopje
  8. Fotografi te vogla për dokumenta 3 copë
  9. Fotografi të mëdha (të jetë shfaqur edhe data e fotografimit) 2 copë
  10. Fotokopje e kartës së identitetit të kujdestarit & numri i telefonit 1 kopje
  11. Fotokopje e të gjitha dokumentave te lartpërmendura.
  12. Fotografi të banesës. (2 në ambjentet e brëndshme & 2 në ambjentet e jashtme).

5. Pasi kam dorëzuar dokumentat përkatëse, cili është hapi i radhës?

Fëmija klasifikohet, rregjistrohet në sistemin elektronik dhe më pas fillon proçedura e aplikimit në donatorë të ndryshëm.

6. A ka një afat të përcaktuar sa kohë duhet për të konfirmuar një donator?

Nuk kemi një afat kohor të përcaktuar.
Pasi fëmija rregjistrohet në sistemin elektronik, mbetet në listë pritjeje për një afat të pacaktuar.

7. Si mund të kontaktoj me ju dhe si do të informohem në momentin qe jam kualifikuar nga nje donator përkatës?

Ju do të kontaktoheni nga departamenti përkatës për vijueshmërinë e proçesit.

8. Çfarë detyrimesh kam ndaj Fondacionit Alsar?

Është shumë e rëndësishme që të mos humbim kontaktet me kujdestarët e fëmijëve.
Ne raste të ndryshimit apo të humbjes së numrave të kontaktit, duhet të na kontaktoni dhe të na pajisni me numrat e rinj (zëvendësues).

9. A duhen rinovuar dokumentat e fëmijëve?

Dokumenta rinovohen çdo fillim viti. Njoftimin e merrni nga stafi i departamentit të fëmijëve jetimë.

10. Çfarë përmbajnë dokumentat rinovuese?

Dokumentat rinovuese janë si më poshtë:

a) Vërtetim shkollor (nëse fëmija është në shkollë) 1 kopje origjinale
b) Kopje e dëftesës së vitit të fundit (nëse fëmija është në shkollë) 1 kopje
c) Letër falenderimi për donatorët (Anglisht) 1 kopje
d) Vizatim i realizuar nga fëmija 1 kopje
e) Fotografi te vogla për dokumenta 3 copë
f) Fotografi të mëdha 2 copë

(Imazhi i plotë i fëmijës në këmbë, në anën e përparme të fotos të shfaqet edhe data e fotografimit).

11. Si mund të jem pjesë dhe përfituese e projekteve humanitare si pako ushqimore, kancelarike etj.?

Ju do të njoftoheni nga stafi ynë në lidhje me aktivitetet humanitare nëpërmjet numrave të kontaktit.

12. Si mund të jem pjesë dhe përfituese e projekteve arsimore dhe kulturore?

Ju do të njoftoheni nga stafi ynë në lidhje me aktivitetet humanitare nëpërmjet numrave të kontaktit.

12. Si mund të jem pjesë dhe përfituese e projekteve arsimore dhe kulturore?

Ju do të njoftoheni nga stafi ynë në lidhje me aktivitetet humanitare nëpërmjet numrave të kontaktit.

13. Për sa kohë i mbështetni fëmijët pasi janë klasifikuar dhe rregjistruar në sistem?

Kjo është në varësi të donatorëve por minimalisht deri në moshën 18 vjeçare.

14. A mund të jem pjesë e Fondacionit Alsar edhe nëse jetoj jashtë Shqipërisë?

Fondacioni Alsar nuk mund t’ju mbështesë nëse jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë.

15. Nëse jam ç’rregjistruar më pare nga rregjistri elektronik i Fondacionit Alsar, a mund të rregjistrohem sërisht?

Nëse përmbushen kushtet e lartpërmendura mund të riktheheni në sistemin elektronik të Fondacionit Alsar.

soap 2 day