Veprimtari me karakter shkencor.
Përfundoi Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “E Shkuara, e Tashmja dhe e Ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-turke”, i mbajtur në Tiranë, organizuar nga Fondacioni ALSAR nën kujdesin e Ambasadës Turke me kontributin e TİKA-s.
Simpozium ndërkombëtar Nis punimet simpoziumi shkencor ndërkombëtar me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-turke: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja” 'Botimet ALSAR' Fondacioni 'ALSAR' merr pjesë në Panairin e Librit 2023 i mbajtur në Tiranë. 'Botimet ALSAR' Ribotohet vepra 'Vdekje dhe Dëbim' me autor Justin McCarthy. Aktivitet me karakter arsimor 'ALSAR' dhuron kompjutera dhe pajisje e mjete didaktike për institucionet e edukimit parashkollor të qytetit të Kukësit.

Alsar - Alternativa e së Ardhmes

Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), në përmbushje të misionit të tij njerëzor e shoqëror, përmes dhënies së ndihmesës dhe shtrirjes së dorës së bamirësisë kudo ku ndihet nevoja, vijon ta rrezatojë me sukses në vitin e 16-të të themelimit veprimtarinë e tij institucionale në horizontin e shoqërisë civile shqiptare.

Vizioni i qartë programor dhe përkushtimi njerëzor në shërbim të misionit fisnik për të ngjallur në shoqëri shpresën se askush nuk është vetëm dhe i braktisur, se është e drejtë e lindur dhe e patjetërsueshme e çdokujt të ndiejë pranë dorën e ngrohtë të ndihmës njerëzore në raste nevoje, përbëjnë thelbin e programit dhe të punës së Fondacionit “ALSAR”, të angazhuar prej vitesh me të gjithë vullnetin në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Harta e ndihmave dhe aktiviteteve

Këndvështrime

Kalendari historik

soap 2 day