Vetmia e moshës së tretë, braktisur nga fëmijët që janë në emigracion, është drama e kohës sonë. Kjo u shkakton atyre mërzi dhe stres. Ndoshta ndihen të nënvlerësuar dhe pa ndonjë rol në jetë. Çështja nuk është individi i moshuar, çfarë bën ai për veten, por shoqëria që e zbut pleqërinë e njeriut dhe e zbukuron plakjen.
Të moshuarit e Azilit të Tiranës, kaluan një ditë të veçantë e të këndshme gjatë programit tonë “Takimi i brezave” të zhvilluar në Shtëpinë e të Moshuarve në rrugën “Ali Demi”. Një veprimtari kulturore e argëtuese e organizuar nën përkujdesjen e bashkëshortes së Ambasadorit të Turqisë, Zonjës Ayşegül Erdal Yörük, e shoqëruar nga personeli i Fondacionit “Alsar” dhe i ambasadës si dhe nga studentët vullnetarë të Fondacionit “ALSAR” të cilët shfaqën për të pranishmit edhe një program artistik, që bashkoi të moshuarit me të rinjtë në një takim brezash.
Në përfundim të kësaj veprimtarie Fondacioni “ALSAR”i dhuroi Shtëpisë së të Moshuarve, televizor në permasa të mëdha 55°për sallën e ngrënies, magnetofon , karrige mbështetëse për dush, kaloriferë për dhomat e të moshuarve.
Nr | Emërtimi i artikullit të dhuruar | Sasia |
1. | Televizor në përmasa të mëdha 55°për sallën e ngrënies. | 1 copë |
2. | Magnetofon . | 1 copë |
3. | Karrige mbështetëse për dush. | 5 copë |
4. | Kaloriferë për dhomat e të moshuarve. | 5 copë |
Mesazhi që përçoi ky takim me ta, ishte se nuk ka kuptim që këta njerëz që gjithë jetën kanë qenë të integruar në shoqëri të jenë të braktisur nga kujdesi i shoqërisë. Të moshuarit nuk janë kurrë të vjetër, ata janë udhërrëfyesit e breznive të reja, nëse kemi vullnet t’i dëgjojmë e t’i ndjekim nga pas. Shpresojmë që ky takim të shërbejë si një moment i domosdoshëm reflektimi, si një thirrje drejtuar institucioneve dhe shoqërisë për të shtuar kujdesin ndaj moshës së tretë.