Programi i ofrimit të mundësive për zhvillimin e praktikave mësimore

Bazuar në programin e saj arsimor, për t’iu ofruar  studentëve mbështetje dhe mundësi për të fituar përvojë si për kërkime ashtu edhe për shprehitë e duhura profesionale, Fondacioni “ALSAR” gjatë periudhës janar – maj të këtij viti ka vijuar programin e krijimit të mundësive për zhvillimin e praktikave mësimore për studentët e fakultetit të shkencave sociale me synimin që të mund të marrin përvoja administrative e trajnime profesionale, duke i aftësuar ata për tregun e punës, dhe duke realizuar njëherazi një element lehtësues për universitetin në këtë fushë.

Në funksion të këtij programi është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fondacionit “ALSAR” dhe Fakultetit të Shkencave Sociale, ku përmes së cilës u mundësohet studentëve kryerja e praktikës mësimore. Në këtë kuadër gjatë periudhës nëntor – dhjetor në koordinim e bashkërendim të plotë me Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, po ndiqet angazhimi dhe aktivizimi i tyre në aspektin e trajnimit dhe kualifikimit administrativ, në fushën e zbatimit të projekteve të përkujdesjes sociale ndaj fëmijëve jetimë.

soap 2 day