Në përmbushje të misionit të Fondacionit “ALSAR” për asistencën shumëplanëshe ndaj fëmijëve jetimë, nisi gjatë muajit janar, programi i formimit të fëmijëve me njohuri në gjuhët anglisht e turqisht si dhe ai i edukimit etiko-moral e fetar. Për këtë qëllim u ngritën 4 kurse me pjesëmarrjen e 100 fëmijëve jetimë. Kurset drejtohen nga profesorë të aftë dhe të specializuar, që të punojnë me këtë grupmoshë dhe me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audiovizuale, për t’i bërë këto kurse sa më tërheqëse dhe të plotësuara me elemente që lehtësojnë përthithjen e dijes në mënyrë sa më efikase nga kjo grupmoshë.
Këto kurse zhvillohen në sallën e studimit të Fondacionit“ALSAR”, e cila është e kompletuar me infrastrukturën dhe mjetet e duhura teknike për të kryer këtë lloj veprimtarie.
Nxënësit e këtyre kurseve, janë pajisur gjithashtu me çantat e shkollës, të kompletuara me mjetet didaktike si dhe me librat e studimit dhe fletoret e punës për secilën lëndë. Këto kurse kryhen në oraret e pasdites, në mënyrë që të mos pengojnë frekuentimin e shkollës nga ana e nxënësve, si dhe të mos pengojnë përgatitjen e mësimeve apo realizimin e detyrave të shkollës nga nxënësit e përfshirë.
Nxënësit nëpërmjet këtyre kurseve marrin një formim shtesë në lëndët përkatëse, që do t’iu shërbejnë atyre në jetë, por që do të jenë gjithashtu dhe baza nëse do të duan të vazhdojnë studimet e tyre jashtë Shqipërisë, në programet e studimit të shkollave të mesme apo të larta, ku Fondacioni“ALSAR”është i përfshirë me partnerë të tjerë në shtete të ndryshme. Veç kësaj këto njohuri, do t’iu shërbejnë këtyre nxënësve që të rrisin performancën e tyre dhe rezultatet në shkollë.