Në Stamboll do të promovohen dy libra të autorëve shqiptarë, botimin e sociologut Zyhdi Dervishi e ka mbështetur Fondacioni ALSAR

Këtë të premte, më 25 nëntor, do të bëhet në Stamboll promovimi i dy librave, shkruar nga sociologu Zyhdi Dervishi dhe shkrimtari Besnik Mustafaj.
Aktiviteti është një bashkëpunim ndërmjet Rumeli Türkleri Vakfı dhe Fondacionit ALSAR, me pjesëmarrjen dhe përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës në Turqi dhe konsullatës së Shqipërisë në Stamboll.
“Nëpër degëzime të kulturës shqiptare”, shkruar nga autori dhe sociologu Zyhdi Dervishi, vjen në turqisht falë mbështetjes së Fondacionit ALSAR, institucionit me një aktivitet të gjerë kulturor.
Libri, një punim monografik, analizon faktorët sociokulturorë dhe historikë me ndikim përcaktues në larmishmërinë e kulturës shqiptare. Aty argumentohet se perceptimet e veçanta të shqiptarëve për realitetin social, për qëndrimin ndaj traditës, ndaj hierarkisë sociale dhe të vlerave, kanë ndikuar në krijimin e disa prirjeve vetëzhvilluese origjinale të kulturës shqiptare.
Botimi tjetër në turqisht i përket shkrimtarit Besnik Mustafaj. “Shqipëria midis krimeve dhe mirazheve”, një ese, është libri i parë i autorit i përkthyer në Turqi.
Dy librat e përkthyer në turqisht dhe promovimi i tyre në Stamboll janë një mundësi mjaft e mirë për ta bërë sa më të njohur kulturën tonë në Turqi.
Ftesa për pjesëmarrje i drejtohet çdo shqiptari në Stamboll, çdo dashamirësi të kulturës shqiptare.

soap 2 day