Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të veprimtarive kulturore të shkollës verore organizoi në Parkun e Pezës,Tiranë, një piknik me pjesëmarrjen e 150 fëmijëve të kurseve të mësim besimit. Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët u argëtuan përmes lojërave duke ndarë me njëri-tjetrin çaste gëzimi.
Pavarësisht se përqëndrimi kryesor ishte argëtimi, nuk u lanë pas dore dhe disa elemente të tjerë që shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin në grup, njohjen dhe shoqërimin e këtyre fëmijëve me njëri-tjetrin. Përmes lojërave të ndryshme sportive si; volejboll, futboll, tërheqje litari, shah etj, së bashku me anëtarët e stafit të Fondacionit “ALSAR” , luajtën dhe u argëtuan së bashku në lojëra të ndryshme në natyrë.
Në përfundim të veprimtarisë u organizua konkursi i këndimit të Kuranit Famë lartë dhe ceremonia e shpërndarjes së dhuratave për pjesëmarrësit, më pas fëmijët dhe stafi i Fondacionit “ALSAR”, si një familje e madhe, u akomoduan në natyrë për të konsumuar drekën e piknikut .