Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR për jetimët dhe familjet e tyre, një aktivitet humanitar është zhvilluar në zonën e Fierit dhe të Lushnjës.
Për pesë familje jetimësh janë dhuruar 145 fidanë ulllinjsh, si ndihmë e drejtpërdrejtë për përmirësimin e ekonomisë shtëpiake.
Realizimin e projektit e ka bërë të mundur organizata bamirëse “Send a Little Hope”, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.
Pjesëmarrës në aktivitet, përfaqësues, aktivistë dhe vullnetarë të organizatës panë nga afër kushtet e jetesës, realitetin aty ku u dha ndihma humanitare, me synimin e ndërmarrjes së nismave sensibilizuese për fushata bamirësie në ndihmë të fëmijëve jetimë në vendin tonë.
Mbështetja për jetimët pasurohet kështu me një tjetër projekt të realizuar, me një ndihmë me efekt të gjatë në jetën e familjeve të tyre.
Kontributet humanitare në shoqëri të Fondacionit ALSAR konkretizohen përmes bashkëpunimeve me partnerë të ndryshëm.




