Argëtim për fëmijët jetimë në këto ditë të para janari, lojëra dhe një drekë për ta

Fondacioni ALSAR e ka nisur muajin e parë të 2026-s me aktivitete humanitare. Në kuadër të kujdesit për jetimët, të mbështetjes së tyre dhe të ndihmës në shumë aspekte të jetës, këtë fundjavë është organizuar një veprimtari zbavitëse.

Orë argëtimi janë mundësuar për 80 jetimë, të mbledhur për të luajtur së bashku.

Lojëra të shumta, të shumëllojshme, i kanë përfshirë jetimët në një atmosferë gëzimi e zbavitjeje, mbushur me të qeshura e aktivitet fizik.

Mjedisi i posaçëm dhe me mundësi të shumta dëfrimi nuk i ka lënë për asnjë çast në qetësi fëmijët, vrapues nga një lojë në tjetrën.

Veç argëtimit, ata janë njohur mes tyre, kanë krijuar shoqëri të reja dhe kanë ndarë bashkë momente të bukura dhe të paharrueshme.

Ditën e ka zbukuruar më tej një drekë e përbashkët, e shtruar për 120 vetë, dhe të cilën e kanë shijuar dhe familjarë të jetimëve.

Zhvillimin e aktivitetit argëtues e bëri të mundur kontributi nga WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.

ALSAR organizon në periudha të ndryshme të vitit aktivitete të ngjashme për jetimët, në partneritet me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, duke e shtuar bilancin e tij humanitar në dy dekada me angazhim intensiv social.

soap 2 day