Dhurohen kompjutera për jetimë

Fondacioni ALSAR zhvilloi në pjesën e dytë të javës së kaluar një varg aktivitetesh humanitare të përqendruara te jetimët dhe mbështetja e gjerë për ta.

Krahas dhurimit të veshjeve, vizitave në shtëpi të shoqëruara dhe me dhënie dhuratash, apo mbledhjes së jetimëve në një qendër zbavitjeje dhe shtrimit të një dreke, është realizuar dhe dhënia e një numri kompjuterash.

Në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR janë dhuruar laptopë për katër jetimë.

Kontributi nga WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani, e ka mundësuar dhe këtë veprimtari.

Përfaqësuesi i saj, i ardhur enkas në vendin tonë, u ka dorëzuar përfituesve dhuratën.

Fondacioni ALSAR dhe WEFA kanë një bashkëpunim produktiv, të konkretizuar përgjithësisht me aktivitete humanitare për shtresa në nevojë të shoqërisë sonë. Jetimët zënë një vend të posaçëm në fokusin e këtyre aktiviteteve humanitare.

soap 2 day