Aktiviteti i gjerë humanitar i Fondacionit ALSAR në Ramazan dallohet për larmishmërinë dhe masën e gjerë të të ndihmuarve.
Jetimët, pandërprerë në vëmendje, kanë qenë ndër përfituesit e ndihmave, së bashku me familjet e tyre.
Nën kujdesin e Fondacionit ALSAR, për një numër jetimësh është dhënë gjatë kësaj jave ndihma financiare e zekatit.
Dhënia e zarfeve është bërë në mjediset e fondacionit, në sallën e konferencave, ku fëmijët janë pritur me ngrohtësinë e zakonshme.
Ndihmën financiare të zekatit, të përfituar nga 12 jetimë, e mundësoi kontributi i organizatës bamirëse HİLAL, me qendër në Gjermani.



