Kurban Bajrami ka sjellë si përherë buzëqeshje e gëzim te fëmijët, të mësuar me marrjen e dhuratave.
Jetimët, në veçanti, kanë ndjerë përkujdesin e Fondacionit ALSAR, të shtuar në momente kur ajo merr simbolikë më të fuqishme.
Si në çdo Kurban Bajram, për jetimë janë dhuruar veshmbathje të reja, përzgjedhur në qendrat tregtare të kryeqytetit.
Në një aktivitet të tillë dhurues, veshmbathje u janë dhuruar 120 jetimëve; përjetues të çasteve të lumtura në shoqëri bashkëmoshatarësh.
Dhurimin e veshmbathjeve e ka mundësuar mbështetja e organizatës së ndihmave humanitare ndërkombëtare IHH me qendër në Holandë. Një përfaqësues i saj ishte i pranishëm dhe aktiv në zgjedhjen dhe dhurimin e rrobave për fëmijët.
Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një varg aktivitetesh humanitare në ditët e Kurban Bajramit. Kontributet e qenësishme të partnerëve ndërkombëtarë kanë mundësuar realizimin me sukses të projekteve.



