Në kuadër të një vargu aktivitetesh humanitare për fëmijët jetimë përgjatë ditëve të fundit të javës, të shtunën është realizuar dhurimi i veshmbathjeve të reja.
Jetimë nën kujdesin e Fondacionit ALSAR kanë patur mundësinë t’i përzgjedhin vetë veshjet në një qendër tregtare në kryeqytet.
Aktiviteti i zhvilluar në ditë të solidaritetit human u është dedikuar 50 fëmijëve jetimë, përfitues të veshmbathjeve të dhuruara.
Ashtu si veprimtaritë e tjera të kësaj jave janari, dhe këtë e mundësoi kontributi i WEFA-s, organizatës së ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.
Përmes së njëjtit kontribues janë bërë gjithashtu vizita në shtëpi jetimësh, janë parë nga afër kushtet e jetesës dhe janë dhuruar pako me ushqime, libra, etj.
Ditët e solidaritetit human në Fondacionin ALSAR nënkuptojnë aktivitete të shumta humanitare, realizime projektesh humanitare në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm.








