Ndihma humanitare për familje në nevojë, shpërndahen pako me ushqime në dy fshatra të Tiranës

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një aktivitet humanitar në ditët e fundit të janarit në dy fshatra të Tiranës, në Pinet dhe Sauqet.

Projekti përmbante shpërndarjen e 100 pakove me artikuj ushqimorë për familjet e këtyre fshatrave dhe u realizua në prag të muajit të Ramazanit.

Një sasi prej 50 pakosh u shpërnda për familje të fshatit Pinet; 50 pakot e tjera u dhanë për familje të fshatit Sauqet.

Shpërndarjen e kryen punonjës të Fondacionit ALSAR dhe të shoqatës së ndihmave që e mundësoi realizimin e projektit, HAYRAT, me qendër në Turqi.

Aktiviteti përbënte vetëm një fazë të parë të dhënies së ndihmës humanitare. Projekte të tjera humanitare do të realizohen gjatë Ramazanit.

ALSAR hyn tani në një periudhë me aktivitet të ngjeshur humanitar në mbështetje të shtresave të ndryshme në nevojë të shoqërisë.

soap 2 day