Një veprimtari humanitare është zhvilluar në mjediset e Fondacionit ALSAR në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për fëmijët jetimë.
Në sallën e konferencave të fondacionit u krye shpërndarja e zarfave me këstin e tremujorit të dytë të ndihmës financiare periodike.
Atë e përfituan 281 jetimë falë mbështetjes së dhënë nga organizata humanitare IHH me qendër në Holandë.
Ndihma financiare periodike e dhënë këtyre jetimëve i përkiste tremujorit nga 1 prilli në 30 qershor të vitit aktual.
Aktiviteti humanitar i ALSAR-it nuk resht as në ditët e nxehta të verës; bashkëpunimi me organizata partnere e bën atë më të suksesshëm.




