Fondacioni ALSAR, në aktivitet humanitar si në çdo Kurban Bajram, ka nisur të shpërndajë në qytete dhe lokalitete mishin e prerë në ditët e gëzuara të festës.
Projektet e shpërndarjes janë mundësuar në sajë të kontributeve të partnerëve të huaj dhe të donatorëve të ndryshëm.
Në ndalesën në Cërrik është shpërndarë një sasi e konsiderueshme mishi kurbani për familje në nevojë dhe jetimësh.
Me mbështetjen nga WEFA, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, janë prerë 100 kurbanë dhe është shpërndarë mish për 400 familje.
Përfaqësues të saj e kanë ndjekur nga afër dhe në mënyrë aktive procesin, nga therja te shpërndarja.
Bashkëpunimi me autoritetet lokale e ka bërë më të lehtë zhvillimin e veprimtarisë shpërndarëse dhe realizimin me sukses të projektit.




