Realizimi i projekteve humanitare në Ramazan, në Tiranë dhe Shkodër ndahet ushqim i parapërgatitur për iftar

Ramazani ka hyrë tashmë në ditët e tij të fundit, ndërkohë që ritmi i realizimit të projekteve humanitare në Fondacionin ALSAR mbetet i lartë.

Si një projekt në realizim përgjatë gjithë muajit, ai i iftareve i shërben përjetimit sa më të këndshëm të çasteve kur agjërimi ditor mbyllet dhe i lihet vendi shijimit të ushqimit, forcimit të lidhjeve shoqërore dhe ndihmesës për njerëz në nevojë.

Dhënia e ushqimit të parapërgatitur për iftar ua bën të mundur përfituesve ngrënien e hajes në shtëpi, me familjarët, duke krijuar një atmosferë më të ngrohtë.

Midis kontribuesve për zhvillimin e aktiviteteve për shpërndarjen e paketimeve me ushqim iftari, ishte dhe HAYRAT, organizata bamirëse me qendër në Turqi.

HAYRAT mundësoi dhënien e ushqimeve të parapërgatitura për iftar për 300 persona në Tiranë dhe Shkodër.

Bashkë me ushqimin, përfituesit morën dhe ndjesinë e mirë të krijuar nga solidariteti human.

soap 2 day