Në ambientet e Fondacionit ALSAR është bërë dhënia e këstit të dytë të bursave për studentë të ekselencës të universiteteve publike.
Dhënia e këstit për këtë vit akademik është kryer në kuadër të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR dhe të mbështetjes së pandërprerë për brezin e ri në rrugën e dijes.
Këstin e kanë marrë 30 studentë ekselentë falë kontributit të organizatës humanitare IHH me qendër në Holandë.
Ashtu si më herët, në veprimtarinë pararendëse në fund të shtatorit, kjo mbështetje për studentë të ekselencës u sigurua përmes realizimit të projektit të bursave.
Fondacioni ALSAR i mbështet prej më tepër se një dekade ekselentët e universiteteve publike. Partnerë ndërkombëtarë të fondacionit kontribuojnë me bashkëpunime si ky në synimin për t’u ardhur në ndihmë të rinjve në arsimim.




