Fondacioni “ALSAR” mbështetur në programin e tij arsimor, për të ofruar kontributin në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve arsimore në shkollat publike, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019. Realizoi më datë 13 shtator 2018 në Kavajë, projektin e dhurimit të bazës materiale didaktike, në ndihmë të shkollës 9-vjeçare “Kanaparaj” duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkesave dhe nevojave të ketij institucioni arsimor. Ndër treguesit specifik të realizimit të këtij projekti përmendim dhurimin e këtyre artikujve :
| Tabela e artikujve të bazës materiale didaktike të dhuruara nga Fondacioni “ALSAR” | ||
| Nr | Emertimi | Sasia |
| 1 | Tavolina për nxënës . | 7 copë |
| 2 | Karrige për nxënës | 7 copë |
| 3 | Tavolina për mësues | 2 copë |
| 4 | Karrige për mësues | 4 copë |
| 5 | Karrige | 5 copë |
| 6 | Rafte | 2 copë |
| 7 | Ngrohëse | 2 copë |
Drejtuesit e shkollës, vlerësuan ndihmesën e vyer të ofruar nga Fondacioni ALSAR për plotesimin kërkesave të tyre me bazë materiale didaktike.








