Studentët e departamentit të drejtësisë të Fondacionit “ALSAR”, në kuadër të veprimtarive kulturore të vullnetarizmit, kanë organizuar veprimtarinë “Ditët e këshillimit juridik” me synimin për të informuar nënat e fëmijëve jetimë lidhur me të drejtat e tyre ligjore, që mund te përfitojnë nga statusi i tyre, duke iu ofruar në këtë mënyrë atyre këshilla juridike falas për çështje juridike, ndërmjetësimit, noterisë dhe përmbarimit. Ndër të tjera në seancat e zhvilluara ata nxorrën në pah edhe rolin e institucionit të Avokatit të Popullit, duke dhënë edhe sqarime e orientime konkrete për trajtimin e çështjeve të veçanta pronësore ose civile.

