Vizitë e drejtorit të projekteve të WEFA-s, organizatës partnere me qendër në Gjermani

Në Fondacionin ALSAR bëri një vizitë drejtori i projekteve të WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani.

Z. Mehmet Bakıcı ia uroi mirëseardhjen kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, në zyrën e të cilit u zhvillua më pas një bisedë miqësore.

Thellimi i bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta humanitare e mbizotëroi tematikën në bisedë. U diskutua për zgjerimin e projekteve dhe mundësitë për projekte të reja.

Trajtimi i perspektivave të ndërveprimit ishte pjesë e natyrshme e bisedës.

WEFA është një prej organizatave partnere të Fondacionit ALSAR, me një bashkëpunim të gjatë në fushën humanitare. Nëpërmjet projekteve të përbashkëta në vite janë ndihmuar shtresa të tëra në nevojë.