Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen ekonomike për fëmijët jetimë. Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ u zhvillua shpërndarja e çeqeve ku përfituan ndihmën ekonomike 263 fëmijë jetimë.
Projekti u zhvillua në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.
Projektet humanitare në mbështetje të fëmijëve jetimë zënë një vend të veçantë në aktivitetet e Fondacionit ‘ALSAR’.




