Javën e fundit të Ramazanit po e shoqëron intensifikimi i veprimtarive humanitare në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë.
Partnerët ndërkombëtarë të Fondacionit ALSAR pasojnë njëri-tjetrin në mbështetje projektesh humanitare në ditë të solidaritetit human.
HAYRAT, me qendër në Turqi, ka mbështetur dhënie iftari për 100 persona në Kavajë; një aktivitet që ka mbledhur bashkë njerëz për të ndarë momente të gëzuara në mbarim të një dite agjërimi.
Projektet e shtrimit të iftareve apo të dhënies së vakteve të gatshme të iftarit në zona e komunitete të ndryshme të vendit kanë qenë të vazhdueshme në këtë muaj.
Përtej karakterit humanitar, ato i shërbejnë krijimit të një atmosfere festive dhe forcimit të lidhjeve shoqërore.



