E hëna e fundit e shtatorit i gjeti punonjës të Fondacionit ALSAR në Pogradec, në njësinë administrative të Çërravës, për të realizuar dy projekte në ndihmë të komunitetit vendas.
Një prej tyre ishte ekskluzivisht humanitar dhe u dedikohej familjeve të jetimëve, për t’ua
lehtësuar përditshmërinë dhe për t’u dhënë sadopak krahë në përmirësimin e
ekonomisë familjare.
Ndihma humanitare përbëhej nga 60 koshere bletësh dhe u dha për dy familje jetimësh.
Çdonjëra prej tyre mori 30 koshere, 15 nga të cilat me bletë dhe 15 të tjera në pritje të mbarështrimit dhe të mbushjes së tyre me bletë në kohën e duhur.
Realizimin e projektit e mundësoi organizata humanitare IHH me qendër në Holandë, me të cilën Fondacioni ALSAR ka bashkëpunime të suksesshme.
Aktivitetet e ALSAR-it intensifikohen më tej me hyrjen e vjeshtës; përmes projektesh u vihet në ndihmë shtresave të ndryshme sociale.



