Ditët e solidaritetit human në Ramazan janë të mbushura me aktivitete humanitare të dedikuara shtresave në nevojë anembanë vendit.
Nevojtarët i gëzohen ndihmës së dhënë, të lehtësuar sadopak në përditshmërinë e tyre, dhe ndiejnë mbështetjen e veçantë në këtë muaj po kaq të veçantë.
Fondacioni ALSAR po e kryen një pjesë të aktivitetit humanitar në kuadër të shpërndarjes së kontingjentit të pakove me ushqime të siguruara nga TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.
Në saje të këtij kontributi dhe të bashkëpunimit të suksesshëm midis dy institucioneve është realizuar dhe shpërndarja e një sasie ndihme ushqimore në Elbasan dhe Cërrik.
Për shtresa në nevojë të këtyre dy qyteteve janë shpërndarë 200 pako me artikujt kryesorë ushqimorë.
Ashtu si kudo, kjo ndihmë është pritur me mirënjohje.
Zhvillim të njëpasnjëshëm të aktiviteteve humanitare të Fondacionit ALSAR do të ketë dhe në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.






