Shtresa në nevojë, individë dhe familje në kushte jo të mira jetese, po ndihmohen përmes realizimit të projekteve të ndryshme humanitare të Fondacionit ALSAR.
Kjo shprehje e solidaritetit human bëhet e prekshme nga bashkëpunime me partnerë ndërkombëtarë, të angazhuar enkas për aktivitetet humanitare në Ramazan.
HİLAL, organizata bamirëse me qendër në Gjermani, përfshiu në kontributin e dhënë gjatë këtyre ditëve dhe shpërndarjen e ushqimit të parapërgatitur për iftar.
Përfaqësues të HİLAL-it morën pjesë aktivisht në zhvillimin e këtij aktiviteti krahas punonjësve të ALSAR-it.
Në Tiranë dhe Elbasan u dhanë për nevojtarë 200 paketime me ushqim iftari.





