Vijon shpërndarja e pakove ushqimore, ndihmë për familje në Ballsh, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Vlorë, Sarandë dhe Konispol

Kontributi humanitar i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në këtë Ramazan vazhdon të mbërrijë në destinacionet e planifikuara në bashkërendim me Fondacionin ALSAR.

Një varg i gjatë aktivitetesh në qytete e lokalitete të ndryshme të vendit ka mundësuar shpërndarjen e ndihmës ushqimore për familje në nevojë, për familje jetimësh.

Në segmente të ndryshme, nga veriu në jug, pakot me artikujt bazë ushqimorë kanë lehtësuar sadopak përditshmërinë e nevojtarëve dhe kanë përçuar frymën e solidarizimit me ta.

Shpërndarja është kryer së fundi në Ballsh, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Vlorë, Sarandë dhe Konispol.

Pako me ushqime janë ndarë në tërësi në këto vendndalime për 100 familje.

Fondacioni ALSAR dhe TİKA e vijojnë dhe më tej këtë ndërveprim të suksesshëm.

soap 2 day