Larmi aktivitetesh humanitare në Ramazan, dhurohen fidanë frutorë

Fondacioni ALSAR është përfshirë tërësisht në një aktivitet të gjerë humanitar, me një shumëllojshmëri projektesh të dedikuara ditëve të muajit të Ramazanit.

Veç shpërndarjes së ndihmës ushqimore, shtrimit të iftareve dhe dhënies së paketimeve me ushqim për iftar, si veprimtari mbizotëruese, zhvillohen dhe të tjera aktivitete në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë.

Mes tyre është dhe dhurimi i fidanëve frutorë; një ndihmë me efekte më të gjata dhe kontribuese për përmirësim të gjendjes ekonomike të përfituesve dhe për mirëmbajtjen e mjedisit.

Përmes një projekti të tillë janë dhënë 147 fidanë frutorë për Xhaminë e Hadmit në Pezë, në Tiranë, dhe për familjet e tre fëmijëve jetimë.

Procesin dhurues e ka shoqëruar dhe mbjellja e fidanëve.

WEFA, organizata ndërkombëtare e ndihmave me qendër në Gjermani, e mundësoi dhurimin e fidanëve frutorë.

soap 2 day