Për 50 fëmijë jetimë jepet ndihmë financiare vjetore

Jetimët kanë ndier dhe në këtë Ramazan kujdesin e vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR, të treguar në realizime projektesh humanitare në dobi të tyre.

Ndihma ushqimore është e para e dhënë familjeve të jetimëve, për të patur një përjetim sa më të mirë në muajin e agjërimit.

Por nuk kanë munguar dhe forma të tjera mbështetjeje, si ndihma e drejtpërdrejtë financiare.

Në një aktivitet të këtyre ditëve të fundit të Ramazanit, të së hënës së 16 marsit, për 50 jetimë është dhënë ndihmë financiare vjetore.

Çeqet me pagesën vjetore, nga 1 janar në 31 dhjetor 2026, janë shpërndarë në mjediset e Fondacionit ALSAR, në prani dhe të familjarëve shoqërues të jetimëve.

Dhënien e pagesës vjetore e mundësoi kontributi nga İHH me qendër në Belgjikë.

Ramazani e përçon vetvetishëm frymën e solidaritetit human, të përkthyer te ALSAR-i në aktivitete humanitare, shpesh kushtuar jetimëve nëpërmjet kontributeve të partnerëve ndërkombëtarë.

soap 2 day