Jetimë marrin dhuratë kompletin e librave, “Rrëfenja kur’anore”, dhe çokollata

Një numër jetimësh nën kujdesin e Fondacionit ALSAR kanë mbushur këtë të hënë mjediset e tij për të marrë çeqe me një pagesë vjetore të ndihmës financiare.

Aktivitetin për 50 jetimët e kanë bërë akoma më të gëzueshëm dhuratat e tjera për ta.

Atyre u janë dhënë çokollata dhe kompleti i librave nga Botimet ALSAR, “Rrëfenja kur’anore”.

Dhuratat i ka mundësuar kompania Global, dhe janë shpërndarë në praninë e drejtorit të saj, z. Kemal Sevinç, dhe të kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

Ky aktivitet humanitar, si dhjetëra të tjerë në këtë periudhë të shkurtër kohore, u zhvillua në kuadër të muajit të Ramazanit dhe në prag të Bajramit.

Jetimët gëzojnë përparësi në aktivitetin humanitar të ALSAR-it, ndërsa vëmendja ndaj tyre shtohet në këtë muaj.

soap 2 day