Aktivitet i gjerë dhe i vrullshëm humanitar e karakterizoi Fondacionin ALSAR gjatë këtij Ramazani.
Realizimi i projekteve të shumta e të larmishme humanitare mundësoi kontribuimin me ndihmë për individë, familje e shtresa në nevojë.
Në ditë të solidaritetit human, kjo ndihmë shkoi ngado, lehtësoi jetesën e të ndihmuarve dhe preku zemrat e njerëzve.
Iftaret, të shtruara apo të dhëna si ushqim i paketuar, mblodhën në tryeza agjërues, krijuan atmosferë feste, shtuan kohezionin social e përçuan shpresë në vatra familjare.
TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, kontribuoi në këtë aktivitet në përmasa të mëdha.
Falë TİKA-s, dhe ndërveprimit me Fondacionin ALSAR, u shtruan iftare dhe u dhanë vakte iftari të paketuara për 3000 persona.
Realizimi i këtij projekti humanitar në Ramazan u shtri në qytete të ndryshme të vendit, ku mund të përmenden Tirana, Kavaja, Elbasani.







