Mbështetja për familjet e jetimëve, ndihmë e dhënë në Gramsh me koshere bletësh

Aktivitetet humanitare të Fondacionit ALSAR të kushtuara jetimëve përfshijnë dhënien e ndihmës në forma të ndryshme.

Vijueshmëria e mbështetjes sigurohet me realizime projektesh të mirëmenduara dhe me ndikim të prekshëm në jetën e jetimëve dhe të familjeve të tyre.

Partneritetet e ALSAR-it mundësojnë bashkëpunime të frytshme dhe mjaft të dobishme.

“Send a Little Hope”, organizata bamirëse me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, bëri të mundur kështu realizimin e një projekti humanitar në Gramsh.

Një familjeje jetimi iu dhuruan dhjetë koshere me bletë; ndihmë e dhënë në prani të aktivistëve dhe vullnetarëve të entit bamirës.

Ky kontribut humanitar lehtëson jetën e familjes së ndihmuar, duke i ofruar një bazë për rregullim të ekonomisë.

soap 2 day